Ende s’dihet kush gjuajti me armë në gjinekologji

  • 30 July 2015 - 20:42
Ende s’dihet kush gjuajti me armë në gjinekologji

Nga parku i vogël që gjendet prapa klinikës gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare, u shkrepën plumbat plumbat që arritën edhe në dhomat e repartit ku qëndrojnë foshnjat e porsalindura.

Krismat ishin dëgjuar nga gratë që ishin në dhomë dhe nga motra kryesore.

Ende nuk dihet se kush ka shtënë me armë dhe as arsyeja, por janë gjetur gëzhojat e plumbave që depërtuan në klinikë, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa, policia ka deklaruar se ende nuk ka të arrestuar lidhur me këtë rast.