Nëse doni të bëheni të pasur, zgjidheni njërën nga këto enigma!

  • 30 July 2015 - 21:27
Nëse doni të bëheni të pasur, zgjidheni njërën nga këto enigma!

Përpos punës së rëndë gjatë tërë jetës dhe fitores në lotari, ekziston edhe një formë e tretë e të të shndërruarit në milioner, transmeton Kosova Sot.

Ja dhjetë prej tyre.

MH370

Është njëri ndër misteret më të mëdha në historinë e aviacionit. Në orët e para të 8 marsit të vitit 2014, avioni i “Malaysian Airlines” i fluturimit MH370 u zhduk nga ekranet e radarëve mbi Detin jugor kinez, gjatë një fluturimi rutinor nga Kuala Lumpur për në Pekin. Që nga ajo kohë si të zhdukur konsiderohen të gjithë 239 njerëzit që gjendeshin në këtë avion, meqë nuk është gjetur as edhe një kufomë, apo mbetje e avionit. Meqë hetimet zyrtare nuk dhanë ndonjë rezultat të prekshëm, familjarët e të të zhdukurve, në bashkëpunim me disa organizata humanitare, tani për tani ofrojnë 3 milionë dollarë për ata që ofrojnë informata rreth fatit të këtij avioni, respektivisht të pasagjerëve të tij. Ky shpërblim pritet që, së shpejti, të rritet në 5 milionë dollarë.

Image

Rastet “e ftohta” të policisë së Viktorias

Pa marrë parasysh sa efikase mund të jetë, është e pamundur që policia ta zgjedhë çdo rast të krimit. Shpesh ndodhë që ndonjë “femme fatale” misterioze, ndonjë adoleshent haker, apo ndonjë gjeni i panjohur, të kontribuojë me idetë e veta, duke zgjidhur rastet e ndryshme kriminale. Nëse mendoni se posedoni aftësi të tilla, atëherë shkoni në Viktoria të Australisë, ku informatat që çojnë deri te zgjidhja e një rasti “të ftohtë”, shpërblehet me 1 milion dollarë.

Image

Sfida e nanosatelitit të NASA-s

Nëse ndonjëherë keni ëndërruar të ofroni përgjigje ndaj mistereve të universit, atëherë ja një sfidë për ju. Nuk mundet çdokush të dërgojë satelitë në hapësirë, por NASA është në kërkim të personave të cilët do të mund të lansojnë një nanosatelit në orbitë, rreth Tokës. Nëse ky nanosatelit bën të paktën një qark rreth Tokës, atëherë do të fitoni 2 milionë dollarë.

Image

Supozimi i Beal-it

Mjeshtrit e matematikës me gjasë janë lodhur duke u munduar që t’i bindin studentët e tyre se Teorema e Pitagorës ka përdorim edhe në jetën e përditshme, prandaj ata mund të jepen pas zgjidhjes së kësaj enigme.

Dr. Andrew Beal është një bankier shumë i dhënë pas matematikës, i cili ka caktuar një shpërblim i cili aktualisht është 1 milion dollarë, e i cili do t’i jepet atij që do të mund ta vërtetojë Teoremën e fundit të Fermat-it. Teorema në fjalë thotë se: Nëse Ax + By = Cz, ku A, B, C, x, y dhe z janë numra pozitivë të plotë dhe x, y dhe z që të gjitha janë më të mëdha se 2, atëherë A, B dhe C duhet ta kenë një shumëzues të përbashkët. A do ta provoni zgjidhjen e kësaj detyre, apo u lodhët vetëm duke e lexuar?

Image

Sfida me miun

Shumë zbulime në shkencën e gjenetikës janë bërë falë eksperimenteve në minj, të cilët gjenetikisht janë të ngjashëm me njerëzit. Jeta e tyre e shkurtër, si dhe kostoja e vogël, i bëna ta kafshë të përkryera për zbulime në gjenetikë. Kjo bëri që Fondacioni M  të ofrojë shpërblime në të holla për studentët që do të jenë në gjendje ta zgjasin jetën e kafshëve të tyre eksperimentale, apo për ata që do t’ia dalin ta përtërijnë një mi të moshuar. Aktualisht ky shpërblim kapë shifrën prej 1.4 milion dollarësh.

Image

Sfida paranormale e James Randi-t

Nëse jeni ndër ata që shikon serinë “Paranormal Activity”, duke përfshirë edhe dokumentarin, atëherë kjo është sfidë e bërë mu për ju. Nëse keni përjetuar fenomene apo dukuri paranormale, me kusht që të keni qenë esëll gjatë asaj kohe, atëherë mund të shkoni në Qendrën edukative tpë James Randi-t. Çdo person i aftë mendërisht, më i madh se 18 vjet, mund ta tregojë përvojën e vet, duke u testuar në rrethana të kontrollueshme, për ta verifikuar vërtetësinë e kësaj përvoje. Nëse jeni të sinqertë, do të merrni 1 milion dollarë. Deri më tani, askush nuk e ka kaluar testin e vërtetësisë.

Image

Çmimi i “Archon Genomics”

Gjenomika është shkenca e cila i studion gjenomet, me qëllim të zgjatjes së jetës së njeriut. Kjo është një praktikë relativisht e re në fushën e gjenetikës, por është vitale. Në vitin 2006, “Archon Genomics” ofroi një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për personin, apo studimin, i cili me shpejtësi dhe me saktësi mund të renditë në tërësi 100 gjenome të njeriut në një nivel të paparë deri në atë moment. Po të arrihej kjo, do të kontribuonte në zgjatjen e jetës së njeriut.

Image

Misteri online rreth vrasjes në Australi

Australia ka dalë me një version online të një misteri të vrasjes, gjë që i shton ndjeshëm gjasat për detektivët virtualë që ta gjejnë një zgjidhje.

Një ueb sajt që ofron qasje gratis, ofron po ashtu edhe një shpërblim prej 25.000 dollarëve për të gjithë ata që ia dalin ta sjellin vrasësin fiktiv para drejtësisë. Të gjitha informatat, profili i vrasësit dhe viktimës gjenden në kuadër të ueb sajtit, duke ju ndihmuar që të luani. Ka versione të ndryshme të kësaj loje.

Image

Problemet CMI të mileniumit

Fillimi i mijëvjeçarit të ri ishte moment adekuat për përfundimin e punëve të papërfunduara. Kjo kishte rëndësi sidomos për akademikët, të cilët panë se “virusi i mijëvjeçarit” ishte një nonsens qesharak, pasi që konstatuan se në “inbox”-in e tyre nuk kishte ardhur deri te shlyerja e të gjitha emailave, sikur që thuhej se do të ndodhte. Kjo bëri që Instituti i matematikës “Clay” të ofronte shpërblime me para për të gjithë që ofrojnë zgjidhje për problemet të cilat ende i shqetësonin kërkuesit e tyre shkencorë. U zgjodhën shtatë probleme shumë të vështira të Mileniumit dhe, për këdo që do ta ofrojë një zgjidhje për ndonjërin nga këto probleme, është caktuar shpërblimi prej 1 milion dollarësh. Ky çmim jepet edhe për atë që e zgjidhë Hipotezën Riemann.

Image

Gjuetia e madhe globale e thesarit

Gjuetia e madhe globale e thesarit (The Great Global Treasure Hunt) deri më tani është enigma më moderne në këtë listë. Ajo përbëhet nga 14 enigma të ndara, të cilat sillen nga ato relativisht të thjeshta, deri te ato tmerrësisht të vështira. Nëse do të jeni i pari njeri që do t’i zgjidhë të gjitha këto enigma, atëherë do të fitoni 55,000 dollarë. Tërësia e 14 përgjigjeve formon një lokacion të saktë në “Google Earth”. Nëse ia dilni ta gjeni vendin në fjalë, paratë janë tuajat.

Image

(Kosova Sot)