Kapet me 1 kg kokainë shqiptari në Itali

  • 30 July 2015 - 21:51
Kapet me 1 kg kokainë shqiptari në Itali

Karabinierët italianë në bashkëpunim me Guardia di Finanza kanë arrestuar një shtetas shqiptar në Vincenza.

Pas kontrolleve në makinën tip Renault Clio të 32-vjeçarit Edison Isufi, janë gjetur 1 kg kokainë dhe 6 doza heroinë.

Policia sekuestroi lëndën narkotike në cilësinë e provës materiale. Çështja më tej i kaloi prokurorëve italianë, transmeton Lapsi.al.