Vdes 65-vjeçarja, u përplas nga automjeti që përfundoi në oborr

  • 30 July 2015 - 22:28
Vdes 65-vjeçarja, u përplas nga automjeti që përfundoi në oborr

Ka ndërruar jetë 65-vjeçarja Berie Dedaj, e cila mbeti i plagosur nga automjeti që doli nga rruga dhe përfundoi në oborrin e shtëpisë së saj.

Ngjarja ka ndodhur sot pasdite në fshatin Konjat në Lushnjë, ndërsa e moshuara ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit, Klodjan Osja.