10 kallëzime penale u bllokuan në Prokurorinë e Prishtinës

  • 31 July 2015 - 07:27
10 kallëzime penale u bllokuan në Prokurorinë e Prishtinës

Hetimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve që bëjnë shkelje

Një Komision do të bëjë vlerësimin e rasteve të ngjashme

“Shumica e atyre lëndëve kanë  kaluar dy-tri vjet në Prokurorinë Themelore të Prishtinës pa asnjë veprim, derisa është ndryshuar ligji për EULEX –in, ata tashmë na i kthejnë dhe na thonë se ne jemi kompetentë për hetimin e atyre lëndëve. Mund të jenë deri në dhjetë raste”, ka treguar kryeprokurori i Pejës, Agron Galani.  Sipas një prokurori të shtetit, hetimet për gjyqtarë dhe prokurorë, për të cilët ka dyshime të bazuara se janë të inkriminuar, neglizhohen që nga oficerët hetues

Nga një bisedë që kemi pasur me kryeprokurorin e Pejës, Agron Galani, kemi mësuar se të paktën dhjetë raste-kallëzime penale të ngritura ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të Pejës dhe të dërguara në kompetencë të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, nuk janë prekur me dorë për tri vjet radhazi. Pas ndryshimit të ligjit për EULEX –in, të njëjtat raste ia janë rikthyer pas Prokurorisë së Pejës, ndërsa kjo e fundit i ka  dërguar në Prokurorinë e shtetit, sipas një vendimi të nxjerrë nga kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, për vlerësimin e  kallëzimeve penale dhe procedurat e mëtejshme. Ndërkaq, kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka, thotë se e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të ngarkesës së madhe që kanë prokurorët... (Më gjërësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)