Kuvendi i dembelëve

  • 31 July 2015 - 07:33
Kuvendi i dembelëve

Sesioni pranveror, një dështim i madh

Legjislativi, me performancën më të dobët në këto vite

Koalicioni PDK-LDK fajësohet se nuk ka arritur ta dinamizojë agjendën legjislative, por po punon vetëm për interesa të ngushta partiake

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, nga pozita dhe opozita, të cilët patën role të ndryshme në nivel komisionesh dhe grupesh parlamentare, gjatë këtij 7-mujori të parë të legjislaturës së  re, të pestës me radhë, shprehen të pakënaqur me bilancin legjislativ, atë sasior, por disa të tillë edhe me atë cilësor, të bërjes së ligjeve deri në përmbyllje të sesionit pranveror. Derisa deputetët e pozitës fajësojnë krizën 6-mujore të vitit të kaluar në  konstituimin e ekzekutivit të ri, por dhe fillimin me protesta opozitare të këtij viti të ri kalendarik 2015, që sipas tyre kanë ndikuar në jofunksionalitetin e Qeverisë për të prodhuar më shumë ligje për procedim në Kuvend, opozitarët theksojnë se kjo legjislaturë po dëshmohet si më jo funksionalja dhe më e dobëta që ka pasur deri tash shteti i Kosovës... (Më gjërësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)