Prokuroria ankimon arrestin shtëpiak në rastin “Mekaj”

  • 31 July 2015 - 07:40
Prokuroria ankimon arrestin shtëpiak në rastin “Mekaj”

Kontestohet vendimi i gjyqtarit Vehbi Kashtanjeva

Sali Mekaj e Vlora Gorani dyshohen për disa vepra penale

“Në rastin “Mekaj” Prokuroria ka vlerësuar se duhet të kërkohet masa e paraburgimit për dy personat në fjalë, andaj edhe ka parashtruar ankesë ndaj vendimit të gjykatës. Mirëpo, është në kompetencë të gjykatës të vendosë për caktim ose jo të masës së kërkuar nga prokuroria”, thuhet në përgjigjen zyrtare të Prokurorisë për gazetën “Kosova Sot”

Sipas burimeve të gazetës, Prokuroria Speciale e ka ankimuar aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, PPR. KR. nr. 263/2015, të lëshuar nga gjyqtari Vehbi Kashtanjeva, 24 orë pasi e ka pranuar aktvendimin në fjalë, ku të pandehur janë ish- kryegjyqtari i Apelit, Sali Mekaj, dhe shtetasja Vlora Gorani, të cilët janë lënë në arrest shtëpie për disa vepra penale. Që prej më shumë se një javë ata i kanë lënë qelitë, për të qëndruar në arrest shtëpie, por të pasiguruar nga organet e rendit...(Më gjërësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)