Ky është sulmi më vdekjeprurës në historinë e Somalisë

  • 03 December 2017 - 10:03
Ky është sulmi më vdekjeprurës në historinë e Somalisë

Bilanci përfundimtar i viktimave nga shpërthimi i bombës në Mogadisho është rritur në 512, duke e bërë sulmin më të madh vdekjeprurës në historinë e Somalisë.

Këtë e tregon një hetim i komisionit lidhur me sulmin e 14 tetorit të këtij viti. Në raport, në të cilin kishte qasje agjencia e lajmeve AP, u pretendua se në sulmin e 14 tetorit 312 persona u plagosën dhe 62 persona konsiderohen të zhdukur.

Kamioni-bombë kishte shpërthyer në rrugën e frekuentuar pranë institucioneve më të rëndësishme shtetërore, dhe sipas zyrtarëve somalezë, është shpërthimi më i madh që ka parë Mogadisho.

Qeveria somaleze fajësoi për sulmin grupin ekstremist islamik Al-Shabab, i cili shpesh kryen sulme me bombë në Mogadisho. Tash për tash, grupi nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. 

(Kosova Sot)