“Kosova po e humb mbështetjen e botës islame”

  • 03 December 2017 - 10:24
“Kosova po e humb mbështetjen e botës islame”

Ambasadori i Serbisë në UNESCO Darko Tanaskoviq thotë se te disa shtete është duke rënë entuziazmi për promovimin aktiv të pavarësisë së Kosovës.

“Në vendet myslimane gjithnjë e më mirë po kuptohet se lidhur me statusin e Kosovës nuk ka kurrfarë baze për shprehjen e solidaritetit islamik, sepse s’bëhet fjalë për territor në të cilin myslimanët janë të rrezikuar në  çfarëdo mënyre, porse përkundrazi, në një shumicë të madhe shqiptarët myslimanë e kanë shkelur sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial të Serbisë”, ka thënë Tanaskoviq në intervistën për numrin e sotëm të “Veçernje novosti” të Beogradit.

Ai e ka lavdëruar ofensivën e Serbisë për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, por ka porositur se ky sukses diplomatik nuk duhet “madhëruar me triumfalizëm si fitore”, sepse rasti i njohjes nga Madagaskari është alarm për Serbinë se “duhet të mbetet gjithnjë e zgjuar”.

I pyetur se a e sheh në të ardhmen Kosovën si anëtare të ndonjërës prej organizatave ndërkombëtare, Tanaskoviq ka thënë se Prishtina në këtë drejtim nuk ka ardhmëri të ndritshme.

“Nëse nuk do të ketë kthesa të mëdha, mendoj se në afat të shkurtër, por edhe të mesëm, tentimeve të Kosovës për të arritur anëtarësim në ndonjë nga organizatat ndërkombëtare, sidomos në ato nga sistemi i  KB-ve, që është një nga prioritetet e Prishtinës dhe patronëve të saj, nuk u çelin lule”, ka thënë ai.

(Kosova Sot)