Në këtë vend afër Kosovës është prodhuar droga që përdoret nga terroristët e Shtetit Islamik

  • 03 December 2017 - 10:29
Në këtë vend afër Kosovës është prodhuar droga që përdoret nga terroristët e Shtetit Islamik

Doktor Milan Zarubica (49) nga Beogradi që u arrestua të premten në Tetovë për shkak se kishte hapur laborator për prodhimin e drogës amfetaminë “Kaptagon”, e cila përdoret masivisht nga xhihadistët e Shtetit Islamik.

U kapën së paku 300 kilogramë nga kjo drogë, rreth një milion e gjysmë tableta, që në tregun e zi kushtojnë së paku pesë milionë euro.

Zarubica është doktor i farmacisë dhe magjistër i kimisë, kurse kjo është hera e tretë që burgoset për prodhimin e amfetaminës. Për këtë arsye edhe ka bërë 11 vjet e gjysmë burg në Serbi. Në opinion njihet si “mbret i drogave sintetike. 

Në aksionin e përbashkët të policisë së Maqedonisë dhe Serbisë , përveç Milanit u arrestuan edhe kushëriri i tij Bojan Zarubica (36), miku i afërm Stevan Klaç (55), si dhe shqiptarët nga Tetova, A. H.(53), S. Sh. (40), I. Sh. (52), A. M. (30) dhe Z. D. (55).

Përndryshe, xhihadistët e ISIS-it e përdorin masivisht drogën “Kaptagon”, sepse u ndihmon që të qëndrojnë më gjatë zgjuar dhe të jenë më luftarakë dhe energjikë.

Më herët një princ saudit u kap me dy tonelata nga kjo amfetaminë.

Image

 

Polici që zhvilloi negociata me sulmuesit në Paris deklaroi se ata ishin të droguar. Të dy terroristët ishin shumë nervozë, të shqetësuar, të hutuar, sikur të ishin nën ndikimin e drogave dhe përsërisnin të njëjtat fraza: “Ne jemi ushtarë të kalifatit” , “Krejt faji është i presidentit François Hollande” etj.

Sipas njoftimeve të medieve franceze, që mbështeten në burimet policore, “Kaptagon-i” është gjetur edhe gjatë bastisjes së banesës së terroristit Salah Abdselam, i cili mori pjesë në sulmet në Paris.

Ministria turke e punëve të brendshme konfirmoi se njësitë e saj policore për luftën kundër drogës, kanë konfiskuar dy tonelata “Kaptagon”, në dy bastisje në krahinën në lindje të vendit.

“Kaptagon” është ilaç për hiperaktivitet, ndërsa është ndaluar në vitet `80 të shekullit të kaluar. Përfitohet nga përzierja e fentelinës, kofeinës dhe i disa substancave të tjera.

Në Lindjen e Mesme “Kaptagon” është shumë i popullarizuar. Në Arabinë Saudite konfiskohen 55 milionë tableta në vit, që supozohet të jetë 10 përqindshi i sasisë që tregtohet në vend. Sipas të dhënave të OKB-së të vitit 2013, 64 përqind e amfetaminës së konfiskuar në botë ndodh në Lindjen e Mesme, shumica të llojit “Kaptagon”.

Kohëve të fundit, policia libaneze gjeti 40 çanta me “Kaptagon” në avionin privat të një princi të familjes mbretërore Al Saud.

(Kosova Sot)