Kadrijaj: Dy legjislaturat e fundit janë legjislaturat më të dobëta

  • 03 December 2017 - 14:06
Kadrijaj: Dy legjislaturat e fundit janë legjislaturat më të dobëta

Fillimin e dobët të punës së kësaj legjislature, si të Kuvendit, edhe të ekzekutivit, assesi nuk mund ta arsyetojë analisti Mustafë Kadriaj."Dy legjislaturat e fundit janë legjislaturat më të dobëta, e sidomos kjo e tanishmja është kulmi i dështimit të përfaqësuesve, edhe pse realisht do të duhej të ishte secila legjislaturë me e përgatitur se tjetra, se po krijohen afër dy dekada të parlamentarizmit të ri të Kosovës, por për fat jo të mirë ky është realiteti", u shpreh ai.

"Kur them legjislaturë e dobët së pari ndalem te performanca e deputetëve që është nën çdo nivel, duke filluar nga edukimi i tyre dhe përvoja, saqë në këtë legjislaturë kemi edhe njerëz të muzikës tallava, deputetë që dinë të bëjnë fizkultura, deputetë që argument i kanë muskujt e tyre dhe deputetë që dinë të bëjnë vetëm zhurmë, si pozitë dhe opozitë", vijoi më tutje Kadrijaj. Sipas tij, si qeveri edhe ashtu nuk pritet më shumë e më mirë sesa që është mjafton që së pakut nuk kemi ngërç dhe bllokim institucional.

(Kosova Sot)