Prej nesër policia e Kosovës do t’ua bëjë këtë gjë

  • 03 December 2017 - 14:18
Prej nesër policia e Kosovës do t’ua bëjë këtë gjë

Në kuadër të planit të sezonit dimëror, Policia nga nesër do të fillojë kontrollimin e gjendjes teknike të automjeteve në komunikacion.

Sipas Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Prishtinë ky kontrollim i automjeteve do të bëhet me qëllim të parandalimit dhe zvogëlimit të numrit të aksidenteve si dhe rritjes së shkallës së sigurisë në komunikacion.

‘Vetëdijesimi i qytetarëve për zbatimin e rregullave të komunikacionit në rrugë në kushtet dimërore, shtimi i masave të sigurisë me qëllim të rrjedhjes normale dhe qarkullimit të lirë të trafikut dhe lëvizjes së lirë të pjesëmarrësve në komunikacion, janë qëllimet e këtij plani” thuhet në njoftim.

NjRKRr ka shpjeguar po ashtu edhe për masat që ndërmerren ndaj personave me automjete në gjendje jo të rregullt teknike.

‘Ndaj veturave të cilat nuk janë në gjendje të rregullt teknike, merret masa e çkyqjes nga trafiku deri në largimin e parregullsisë duke e dëshmuar me vërtetim të rregullsisë. Kurse ndaj vozitësit do të shqiptohet fletëparaqitja për kundërvajtje”, thuhet në njoftimin e këtij Njësiti.

Ky operacion kontrollimi nga Policia do të zgjasë deri më 8 dhjetor, me mundësi vazhdimi.

Për realizimin e këtij plani të kontrollit të shtuar të komunikacionit, NjRKRr do të bashkëpunojë drejtpërdrejt me Ministrinë e Infrastrukturës – Departamentin e Inspektimit.

Sipas Policisë një ndër shkaktarët e aksidenteve të trafikut me pasoja të ndryshme është dhe gjendja teknike e automjeteve në pikëpamje të mosfunksionimit të sistemit të frenimit dhe drejtimit si dhe mosposedimi i pajisjeve dimërore.

(Kosova Sot)