Kanos me armë nënën dhe vëllanë, arrestohen 25 vejçari në Tiranë

  • 03 December 2017 - 15:42
Kanos me armë nënën dhe vëllanë, arrestohen 25 vejçari në Tiranë

Dritan Billa, një ri 25 vjeçar me banim në fshatin Zalt, Kashar, u arrestua nga Policia e Tiranës mbrëmjen e djeshme, pas disa orë kërkimesh, në lagjen Shkozë.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se Billa rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Po ashtu, i riu ka qëlluar dhe me armë në ajër, ndërkohë që pistoleta është sekuestruar.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 02.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Dritan Billa, 25 vjeç , banues në fshatin Zalt, Kashar, i dënuar më parë për veprën penale “ Plagosje e rëndë me dashje”, pasi:

Rreth orës 16:30, në fshatin Zalt, në banesë, pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur nënën D.B.,61 vjeçe dhe vëllain F.B., 33 vjeç, si dhe ka qëlluar në ajër me armën e zjarrit pistoletë, duke prishur rendin e qetësinë, dhe më pas ështe larguar nga banesa me mjetin e tij.

(Kosova  Sot)