Kelmendi: PDK-se i duhet riorganizim dhe rifreskimi i të gjitha radhëve

  • 03 December 2017 - 15:48
Kelmendi: PDK-se i duhet riorganizim dhe rifreskimi i të gjitha radhëve

Muhamet Kelmendi thotë se derisa PDK-ja doli dobët në dy palë zgjedhjet e fundit, nuk mund të llogarisë që duke rrëzuar qeverinë Haradinaj të ngrihet automatikisht në vota dhe ta rimarrë fuqinë qe e ka pasur në të kaluarën."Është koalicion që e ka një shumicë jashtëzakonisht të vogël, relative në Kuvend, dhe mjafton një fërkim sado i vogël midis palëve kalicioniste që qeveria të bjerë dhe të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme. Kjo nuk i konvenon koalicionit aktual, pra as Kadriut as Ramushit", potencoi ai. Sipas Kelmendit, pyetja shtrohet a ka interes Kadriu ta prishë tani këtë koalicion? "Unë mendoj se jo", vlerëson analisti Muhamet Kelmendi. Ai thekson se PDK-se i duhet riorganizim dhe rifreskimi i të gjitha radhëve. Kjo kërkon kohë, kështu që rënia e Qeverisë mund të planifikohet më vonë. 

(Kosova Sot)