Daçiq: Serbia nuk e ka tërhequr fletarrestin për Haradinajn

  • 03 December 2017 - 15:52
Daçiq: Serbia nuk e ka tërhequr fletarrestin për Haradinajn

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se Serbia nuk e ka tërhequr as fletarrestimin e as aktakuzën kundër kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe ka përkujtuar se tërheqja e fletarrestimit të Interpolit është bërë me kërkesë të UNMIK-ut.

Më tutje, duke folur sot para gazetarëve në Beograd, Daçiq theksoi se “tërheqja e fletarrestit do të nënkuptonte se ne kemi hequr dorë nga ndjekja”. “Por ne këtë nuk e kemi bërë”, tha Ivica Daçiq.

Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri, të premten ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se emri i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është hequr nga lista e personave në kërkim nga Interpoli. 

(Kosova Sot)