Vetura godet për vdekje biçiklistin në Prishtinë

  • 03 December 2017 - 16:03
Vetura godet për vdekje biçiklistin në Prishtinë

Në fshatin Llukar të Prishtinës, dje në orën 11:25, ka ndodhur një aksident komunikacioni me ç’rast një person ka mbetur i vdekur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar veturën, ka goditur biçiklistin mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe gjatë trajtimit mjekësor në QKUK, i njëjti ka ndërruar jetë”, njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot)