Veseli për personat me aftësi të kufizuar: S`u duhet lëmosha, por mbështetja meritore

  • 03 December 2017 - 16:05
Veseli për personat me aftësi të kufizuar: S`u duhet lëmosha, por mbështetja meritore

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar ka thënë se duhet të punohet për integrimin sa më të madh të tyre.

Sipas tij, këta persona kanë nevojë për mbështetje meritore dhe jo për lëmoshë.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, e cila synon ndërgjegjësimin e shoqërisë për t’i dhënë mundësi të barabarta kësaj kategorie, të gjithë duhet të punojmë për integrimin sa më të madh të tyre. Ata nuk kanë nevojë për lëmoshë, por kanë nevojë për mbështetje meritore, si dhe për zbatimin e plotë të të drejtave të tyre të garantuara me ligj”. ka shkruar Veseli.

(Kosova Sot)