Asgjësohen 1327 bimë narkotikë në Vlorë

  • 31 July 2015 - 09:02
Asgjësohen 1327 bimë narkotikë në Vlorë

Policia e Vlorës ka asgjësuar rreth 2152 bimë narkotike kanabis, të cilat ishin të mbjella në 2 fshatra.
Mësohet se bima narkotike u gjet në 16 parcela në fshatrat Dushkarak dhe Golimbas.
Në fshatin Dushkarak u zbuluan dhe asgjësuan 1327 bimë kanabis, ndërkohë në Goli mbas u gjetën 825 rrënjë narkotike. Bima arrinte në 40-150 cm lartësi, transmeton shekulli.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të bimës.