Ndryshimi drastik i motit! Pas përmbytjeve e shiut, Shqipëria pushtohet nga bora

  • 03 December 2017 - 17:58
Ndryshimi drastik i motit! Pas përmbytjeve e shiut, Shqipëria pushtohet nga bora

Shqipëria është prekur rëndë këtë fundjavë nga resjet e shumta të shiut, por mesa duket javën e ardhshme situata do të ndryshojë në mënyrë drastike.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ sinoptikania Tanja Porja ka thënë se moti do vijojë të jetë i paqëndrueshëm deri mesditën e së hënës, por do ketë një përmirësim të situatës sa i përket reshjeve.

Tanja Porja u shpreh se deri të hënën moti do jetë i kthjellët, por do ketë një rënie të temperaturave. Gjatë 24 orëve të ardhshme pritet të ketë reshje dëbore në zonat malore dhe në disa pjesë të lindjes së vendit, ku mund të arrijnë deri në 70 cm.

“Deri në mesditën e të hënës moti vijon të jetë i paqëndrueshëm, por nuk presim intensifikim të situatës. Nesër në mesditë presim një përmirësim. Deri të enjten në mbrëmje moti do jetë i kthjellët, por do ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave. E marta dhe e mërkura do kenë temperatura deri në -5. 

Të premten presim një rritje të ndjeshme të temperaturave. Ndërkohë gjatë 24 orëve të ardhshme pritet që gjithë zona malore në veri dhe një pjesë e lindjes do ketë reshje dëbore gjatë natës dhe nesër paradite. 

Në disa zona të thella malore do ketë 60-70 cm dëborë, ndërsa në zona të tjera trashësia do shkojë deri në 30 cm”- tha sinoptikania Tanja Porja.

(Kosova Sot)