Hertica: Kuvend i dobët, qeveri e paaftë

  • 03 December 2017 - 18:17
Hertica: Kuvend i dobët, qeveri e paaftë

Analisti politik, Ali Hertica, konstaton se kjo legjislaturë e re e Kuvendit dhe Qeveria nuk dallojnë fare si dy institucione ndër më të dobëtat në historikun e institucioneve të Kosovës. "Ashtu siç kishim frikë dhe mendonim se kjo qeveri do të vazhdojë me avazin e politikave të vjetra, për qëllime politike dhe partiake, ta dëmtojë interesin e qytetarëve ku përfundimisht jo vetëm Kuvendi, por edhe Qeveria po e merr notën e dështimit në misionin që kanë edhe ligjvënësit, por edhe ekzekutivi. Të gjithë jemi dëshmitarë se si kaluan 100 ditët e para me një mungesë të plotë të efikasitetit në të gjitha fushat e veprimit, prandaj edhe nuk e meritojnë të vlerësohen më shumë se me notën ,,zero,,. Tashmë nuk është lajm të thuhet se njësoj si në qeverinë e kaluar dhe Kuvendi kanë bërë që të krijohet mundësia e punësimit kot së koti të 64 zv. ministrave", vlerë- son ai. "Kuvendi dhe kjo qeveri vazhdojnë në mënyrë të njëjtë partizimin e institucioneve të shtetit dhe në vend të vlerësimit të profesionalizmit, vazhdojnë të shndërrohen në byro të punësimit, kryesisht nga partitë në pushtet, madje duke ndërhyrë edhe në institucione shkencore e arsimore", tha Ali Hertica.

(Kosova Sot)