Presidenti afgan u kërkon falje grave për të thënat rreth shamisë - Lajme - Kosova Sot
Presidenti afgan u kërkon falje grave për të thënat rreth shamisë

Presidenti afgan u kërkon falje grave për të thënat rreth shamisë

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani u ka kërkuar falje të gjithave grave për ato që kishte thënë rreth shamisë tradicionale.

Të shtunën ai u është përgjigjur pretendimeve të tij se disa zyrtarë shtetëror kanë lidhje me të ashtuquajturin Shteti Islamik. Ai më tej kishte pohuar se njerëzit duhet dhënë dëshmi apo të veshin shami grash, shkruan BBC.

Kjo ka nxitur kundërpërgjigjen e njerëzve që komentet e tij i kanë cilësuar si seksiste.

Por më vonë Ghani ka kërkuar falje ndaj grave që janë ndjerë të fyera dhe se ka shtuar komentet e tij janë keqinterpretuar.

Në një qëndrim ai ka thënë: “Presidenti është një avokat i spikatur i të drejtave të grave dhe se ka ndërmarr hapa unikë për të forcuar dhe ruajtur pozicionin e tyre që prej marrjes së detyrës si Presidenti i Afganistanit”.

(Kosova Sot)

17 orë e 21 minuta më parë
16/07/18