I largohen me operacion 3 kile jashtëqitje

  • 03 December 2017 - 18:46
I largohen me operacion 3 kile jashtëqitje

Një djali kinez i janë hequr disa pjesë të zorrëve, pasi ato ishin të mbushura me jashtëqitje, të madhësisë së topit të basketbollit. Djali tetëvjeçar, i cili për një muaj të tërë nuk ka mundur ta kryejë nevojën e madhe, apo të hajë ushqim, ishte dërguar në spital nga prindërit e tij dy javë më parë. Një pjesë e zorrës së tij të trashë, me peshë rreth 3 kg, i është hequr këtij djali me operacion.

Barku i tij fryhej sa herë që ai hante

Sipas agjencisë "Kan Kan News", djali, i cili njihet me emrin Yuan Yuan nga Dongyang, provinca Zhejiang, ka problem me kapsllëk që nga lindja. Gjatë shtatë viteve të kaluara, barku i tij fryhej sa herë që ai hante. Ai kishte probleme edhe për ta kryer nevojën e madhe, kështu që i dukej sikur barku i tij do të shpërthente. Dr Lu Guojian, kirurg në spitalin e grave dhe të fëmijëve, tregon sesi e kishte kontrolluar djalin Yuan Yuan. Mjekët më pas konstatuan se djali vuante nga sëmundja Hirschsprung, e njohur edhe si megakolon kongjenital.

Image

Sëmundja Hirschsprung shkaktohet nga mungesa e qelizave nervore

Sëmundja Hirschsprung shkaktohet nga mungesa e qelizave nervore të cilat kontrollojnë muskujt e zorrëve, për nxjerrjen e jashtëqitjeve nga zorrët. Zorrët e fryra i bënin presion mushkërive dhe mëlçisë së pacientit. Me anë të operacionit, djalit iu hoq një pjesë e zorrës së trashë, me gjatësi 60 centimetra dhe me një gjerësi 12 centimetra. Kjo pjesë e zorrës ishte mbushur me jashtëqitje dhe mbetje të ushqimeve. Kishte madhësinë e topit të basketbollit. Yuan Yuan tani është duke e marrë veten dhe mjekët thonë se ai më nuk do të vuajë nga konstipacioni.

(Kosova Sot)