Një paralajmërim? Tritoli ndaj biznesmenit në Tiranë shpërtheu 3 minuta pasi ai parkoi - Lajme - Kosova Sot
Njė paralajmėrim? Tritoli ndaj biznesmenit nė Tiranė shpėrtheu 3 minuta pasi ai parkoi

Njė paralajmėrim? Tritoli ndaj biznesmenit nė Tiranė shpėrtheu 3 minuta pasi ai parkoi

Zbulohen detaje të reja në atentatin me tritol tre ditë më parë ndaj një biznesmeni inertesh në Tiranë.

Bëhet fjalë për automjetin tip “Volkswagen”, me targa AA 946 EF, në pronësi të biznesmenit 42-vjeçar, Ndok Rajta i cili shpërtheu rreth orës 09L45, teksa ishte i parkuar në afërsi të Liqenit të Thatë.

Shpërthimi i fuqishëm shkatërroi tërësisht makinën, duke dëmtuar edhe xhamat e disa objekteve përreth, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Nga hetimet e kryera deri më tani, është zbuluar se automjetit i ishte vendosur rreth 200-300 gramë eksploziv.
Ndërsa aktivizimi i lëndës plasëse, që mendohet të ketë qenë tritol, është bërë nga distanca, me telekomandë.
Kjo pasi automjeti kishte vetëm 3 minuta që ishte parkuar, çka ka ngritur dyshimet e forta të policisë se autorët kanë ndjekur nga afër lëvizjet e biznesmenit Rajta. Madje mendohet se autorët nuk kanë pasur si qëllim vrasjen e Ndok Rajtës, pasi shpërthimi ka ndodhur 3 minuta pasi ai ka zbritur nga makina. Ngjarja, sipas Policisë, dyshohet se mund të jetë një paralajmërim për biznesmenin.

Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar të tjera detaje, si dhe për të identifikuar autorët dhe arrestimin e tyre.

(Kosova Sot)

8 orë e 46 minuta më parë
17/01/18
aaaaaaaa