Burjani: Qeveri e përkohshme

  • 03 December 2017 - 20:09
Burjani: Qeveri e përkohshme

Analisti Blerim Burjani thotë se PDKja është total e heshtur dhe pa ndikim dhe e painteresuar fare çfarë bën kjo qeveri aktuale, sepse kjo qeveri udhëhiqet nga dy parti të vogla dhe pa kapacitet profesionale, me numër të madh të ministrive dhe numër pa lidhje dhe pa kuptim të zëvendësministrave. "PDK vazhdon të kundërshtojë edhe hezitimin e pranimit të demarkacionit me Malin e Zi, me çka ndërlidhet dhe çështja e liberalizimit. Po ashtu ka edhe stagnim të plotë në zhvillimin e ekonomik të shtetit. Ka një politikë përfituese edhe pse kjo qeveri duket të jetë plotësisht e përkohshme deri në zgjedhjet e ardhshme. Mendoj se kjo qeveri e ka humbur plotësisht hapin që të bëjë reformim të skemave sociale, të ndërtojë mekanizëm zhvillues, prandaj PDK-ja është plotësisht e pakënaqur dhe e dëshpëruar, madje as që vërehet që është dhe PDK në këtë koalicion", tha Burjani.

(Kosova Sot)