Mediat Suedeze: Sabit Pacolli nuk u arrestua për 200 mijë euro, por për 20 milionë - Lajme - Kosova Sot
Mediat Suedeze: Sabit Pacolli nuk u arrestua pėr 200 mijė euro, por pėr 20 milionė

Mediat Suedeze: Sabit Pacolli nuk u arrestua pėr 200 mijė euro, por pėr 20 milionė

Kryetari i Idas, Shoqatës së Strehimit në Malmo, Sabit Pacolli është arrestuar sot pas një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata e Qarkut në Malmo.

Sipas mediave suedeze ai është arrestuar nën dyshimin për mashtrim dhe ikje nga tatimi për tre vjet me radhë, me c’rast ka përvetësuar mbi 20 milionë euro.

Sipas njoftimit të tyre, fillimisht ai u arrestua ditën e enjte, kur ai ishte në një takim në Agjencinë Tatimore Sudeze, por për t’u liruar më pastaj.

Por, sot rreth orës 12:00 Gjykata e Qarkut në Suedi mori vendim për urdhër-arrest dhe kështu edhe u arrestua ai.

Prokurori i krimeve, BO Birgerson në Sydsvenskan, ka thënë se gjatë kohës që është liruar, ekzistonte rreziku që Pacolli të shkatërronte hetimin dhe të ikte nga Suedia.

Sipas mediave, në tre vitet e fundit, bordi i IDA-s ka trefishuar kredinë e klubit.

Avokati i Pacollit, Leif Ljungholm, thotë se klienti i tij ka mohuar çdo akuzë të bërë ndaj tij.

(Kosova Sot)

4 orë e 28 minuta më parë
18/01/18
aaaaaaaa