Akademia e Serbisë: Nuk heqim dorë nga Kosova për asnjë çmim

  • 03 December 2017 - 21:27
Akademia e Serbisë: Nuk heqim dorë nga Kosova për asnjë çmim

Historiani dhe akademiku serb, Vasilije Krestiq ka thënë se Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë për çfarëdo çmimi, nuk do të heq dorë nga Kosova.

“Në pikëvështrimin tim Akademia do të qëndrojë në pikën ku nuk do t’i çoj duart nga Kosova dhe Metohija, për asnjë çmim”, ka thënë anëtari i kësaj akademie për një radio në Serbi.

“Kjo është pse nuk ka një njohje formale të shtetit të vetëshpallur nga shqiptarët në Kosovë”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot)