Shqipëria mbytet në ujë, hajdutët “përveshin mëngët”! Ja se çfarë u bë këto ditë

  • 03 December 2017 - 21:49
Shqipëria mbytet në ujë, hajdutët “përveshin mëngët”! Ja se çfarë u bë këto ditë

Tre ditët e fundit Shqipëria ështëmbuluar nga uji, e teksa problemet vijojnë ende në shumë zona të jugut të vendit, për hajdutët nuk ka “patur” pushime, pasi janë të paktën 6 vjedhje të dokumentuara, vetëm ditën e djeshme.

Madje një grup hajdutësh në Krujë kanë tentuar të vjedhin postën e qytetit. Në Fier e Vlorë, ku situata me përmbytjet ka qenë mjaft e rëndë, janë regjistruar gjithashtu një sërë vjedhjesh.

Për më tepër lexoni rastet e raportuara nga policia e shtetit për ditën e shtunë:

Krujë - Më datë 02.12.2017, gjatë natës, në fshatin Borizanë Krujë, është tentuar  të vidhet Posta Shqiptare. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Vorë -  Më datë 02.12.2017, gjatë natës, në Vorë, është vjedhur pa thyerje banesa e shtetasit E.A,  vjeç 33 ku kanë marrë 2 telefona tip “Samsung” dhe një sasi  lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Elbasan - Më datë 02.12.2017, gjatë natës, në fshatin Gjinar, janë vjedhur 50 m linear tubë plastik që shërben për furnizimin me uji të pijshëm të banesës në pronësi të shtetases D.P.,  vjeç 55. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim.

Fier-  Më datë 02.12.2017, gjatë natës, në lagjen “15 Tetori”, është vjedhur banesa e shtetasit B.B.,  vjeç 59, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe eurosh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: -Astrit Lika, 25 vjeç, banues në lagjen "15 Tetori" Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vëndin e quajtur “Shatërvani” Fier, i ka vjedhur një çantë me 12 telefona  celularë të riparuar të markave të ndryshme shtetasit H.D, 74 vjeç, banues në lagjen "1 Maji" Fier.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 telefonat celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhja" parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

Vlorë - Më datë 02.12.2017, rreth orës 13:00, shtetasi Z.P.,  vjeç 78, banues ne Dukat Fshat, kallëzon se, më datë 27.11.2017, në Dukat Fshat, në banesë ku prej disa muajsh nuk banonte njeri, persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur një komplet enësh gatimi metalike me vlere 10.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Vlorë - Më datë 02.12.2017, gjatë natës, në lagjen “4 Heronjtë”, nga persona të paidentifikuar, janë vjedhur pjesët e mjetit tip “Volksvagen” filtri i ajrit, fenerët dhe baterinë, në pronësi të shtetasit G.H.,  vjeç 28. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

(Kosova Sot)