McConnell hedh poshtë mundësinë e mbylljes së qeverisë amerikane

  • 03 December 2017 - 23:47
McConnell hedh poshtë mundësinë e mbylljes së qeverisë amerikane

Kreu i shumicës republikane në senat hodhi të dielën poshtë mundësinë se qeveria mund të mbyllet gjatë kësaj jave që vjen, kur fondet të ndalen.

“Qeveria nuk do të pushojë së funksionuari. Nuk do të ndodhë”, tha senatori Mitch McConnell për televizionin ABC.

Kongresi përballet me një afat të premten për të miratuar buxhetin për funksionimin e qeverisë deri në fund të shtatorit.

Por ligjvënësit mund të miratojnë një plan të përkohshëm shpenzimesh për dy javë ose më gjatë, deri në janar, në pritje të negociatave të mëtejshme për buxhetin mes ligjvënësve republikanë dhe demokratë, që shpesh kanë pikëpamje të kundërta për programet të cilat duhet të financojë qeveria dhe me çfarë shumash.

(Kosova Sot)