Reshje të dobëta shiu, nis bora në Veri. Ja ç’ndodh me temperaturat sot - Lajme - Kosova Sot
Reshje të dobëta shiu, nis bora në Veri. Ja ç’ndodh me temperaturat sot

Reshje të dobëta shiu, nis bora në Veri. Ja ç’ndodh me temperaturat sot

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se situata po fillon të normalizohet dhe rreziku i përmbytjeve ka kaluar.

Image

Sipas njoftimit te saj të fundit, lumi Vjosa do të tërhiqet dhe për këtë arsye janë hequr paralajmërimet për përmbytje. “Meqenëse Lumi Vjosa pritet të ulë ndjeshëm prurjet përgjatë ditës se sotme (e hënë, dt.04.12.2017) janë hequr paralajmërimet për vazhdimin e përmbytjes  në qarqet Fier dhe Vlorë. Nga llogaritjet e fundit hidrologjike  të IGJEUM, rezulton se, në pjesën fushore të këtij lumi do të ulet ndjeshëm rreziku nga përmbytja.

Image

Lumi Vjosa do të kthehet në shtratin e vet natyral.  Për pjesën tjetër të territorit nuk parashikohet rrezik i shtuar nga përmbytjet e lumenjve”, thuhet në njoftimin e IGJEUM.

RESHJET

E hënë, dt.04) reshjet lokale, të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet do të jenë në formë dëbore në zonat e larta malore, kryesisht në veri dhe lindje të vendit.

TEMPERATURAT

(e hënë, dt.04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 5 °C / 12 °C në vendet e ulta: 4 °C / 12 °C në vendet malore: -3 °C / 6 °C.
ERA
(e hënë, dt.04) do të dobësohet, për të fryrë e dobët, ndërsa në bregdet deri mesatare.

(Kosova Sot)

9 orë e 15 minuta më parë
20/07/18