Fillon mbledhja e Qeverisë, Bulliqi tregon se çka do t'i paraqesë komisionit

  • 04 December 2017 - 09:41
Fillon mbledhja e Qeverisë, Bulliqi tregon se çka do t'i paraqesë komisionit

Komisioni për shënimin e kufirit, në krye me Shpejtim Bulliqin, tashmë kanë arritur në objektin e Qeverisë së Kosovës, ku pas pak do të prezantojnë të gjeturat e reja lidhur me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi

Shpejtim Bulliqi kryetar i këtij komisioni tha para hyrjes në mbledhje se kanë ardhur në përfundim se puna e ish-komisionit është reflektuar me të meta thelbësore dhe me shumë lëshime.

Image

“Komisioni i është futur punës pa një marrëveshjeje paraprake ndërkomëtare. Ish - komisioni ka qenë i thirrur të bëjë shënjimin e vijës admistrative, e jo të përcaktojë kufi të ri. Mali i zi nuk ka prezantuar plane kadastrale Nga të dhënat e siguruara kemi kuptuar se kontrolli efektiv i vendit tonë në ato zona ka ekzistuar. Komisioni ynë ka konstatuar se vija kufitare në marrëveshje nuk është në përputhje me vijën kufitare të ish-republikës autonome”, ka thënë Bulliqi sipas të cilit të gjitha këto do t’i paraqesë me fakte para komisionit.

Në mbledhjen e Qeverisë, e cila pritet të nisë për pak minuta, pikë e rendit të ditës është edhe raportimi i kryetarit të këtij Komisioni Shpejtim Bulliqi, i cili do të prezantojë të gjeturat rreth Demarkacionit, i cili ka konfirmuar se tashmë raporti për këtë çështje është i përfunduar.

Prezantimin e raportit nga ana e Bulliqit e ka paralajmëruar të premten edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.

“I kam propozuar që një mbledhje të ardhshme të vijnë të na propozojnë në mbledhjen e Qeverisë. Me siguri si konkluzë do të dalë se marrëveshjen duhet ta procedojë Qeveria në Parlament. Të gjeturat e raportit ia procedojmë Kuvendit. Sa na përket neve si Qeveri pas njohjes së materialit nuk na mbetet shumë punë pos me procedua në Kuvend. Mundemi të hënën me mbajt një mbledhje të Qeverisë por së pari të kemi konsulta paraprake”, ishte shprehur Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.

(Kosova Sot)