Akademia e Serbisë: Nuk heqim dorë nga Kosova për asnjë çmim - Lajme - Kosova Sot
Akademia e Serbisė: Nuk heqim dorė nga Kosova pėr asnjė ēmim

Akademia e Serbisė: Nuk heqim dorė nga Kosova pėr asnjė ēmim

Historiani dhe akademiku serb, Vasilije Krestiq, ka thënë se Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë nuk do të heqë dorë nga Kosova për çfarëdo lloj çmimi.

“Në pikëvështrimin tim Akademia do të qëndrojë në pikën ku nuk do t’i çojë duart nga Kosova dhe Metohija, për asnjë çmim. Nuk ka një njohje formale të shtetit të vetëshpallur nga shqiptarët në Kosovë”, ka thënë anëtari i kësaj akademie për një radio beogradase.

Krestiq ka shtuar se Kosova është pjesë integrale e Serbisë dhe është një ‘vijë e kuqe’ mbi të cilën nuk mund të kapërcehet.

Sipas tij, lufta që populli serb në Kosovë të ketë një status normal duhet të vazhdojë.
“Nëse luftojmë kudo për demokraci atëherë nuk duhet të lejojmë dhunë kundër serbëve në Kosovë, kjo dhunë është në çdo hap dhe nuk po ndalet. Ka shumë gjëra që duhet t’i luftojmë”, ka përfunduar Krestiq.

(Kosova Sot)

13 orë e 7 minuta më parë
22/01/18
aaaaaaaa