Projektligji për demarkacionin dhe raporti i Bulliqit dërgohen në Kuvend - Lajme - Kosova Sot
Projektligji pėr demarkacionin dhe raporti i Bulliqit dėrgohen nė Kuvend

Projektligji pėr demarkacionin dhe raporti i Bulliqit dėrgohen nė Kuvend

Kryeministri Ramush Haradinaj, pasi ka dëgjuar Komisionin për Shënjimin e kufirit me Malin e Zi, ka vendosur që raportin e tij ta dërgojë në Kuvendin e Kosovës.

Sot komisioni i angazhuar nha kryeministri Haradinaj për rishikimin e shënjimit të kufirit me Malin e Zi, i kryesuar nga Shpejtim Bulliqi, ka prezantuar të gjeturat e tij.

Pasi morën fjalën të gjithë anëtarët e komisionit për të treguar se çfarë, sipas tyre, dëshmon se kufiri nuk është ashtu sic është caktuar e është nën shkruar marrëveshja e Demarkacionit, ndërsa

Pas prezantimit, zv.kryeministri Enver Hoxha tha se komisioni nuk prezantojë asgjë konkrete dhe pati shumë parregullsi në lidhje me provat që kanë marrë për bazë.

Megjithatë, ky raport u miratua dhe kalon për gjykim të mëtejmë në Kuvend.

(Kosova Sot)

19 orë e 50 minuta më parë
23/01/18
aaaaaaaa