Zeqa: Qeveria nën presion ndërkombëtar

  • 04 December 2017 - 12:41
Zeqa: Qeveria nën presion ndërkombëtar

Ndryshe analisti politik Florim Zeqa konsideron se duke iu referuar raportit të Komisionit të qeverisë "Haradinaj", i cili do të diskutohet në qeveri dhe dërgohet në Kuvend, atëherë çështja e liberalizimit të vizave do të marrë edhe një shtytje të re mbrapa, sepse parimisht, sipas Zeqës, do të duhej votuar marrëveshja ndërkombëtare e arritur në mandatin e kaluar qeverisës, ngase marrëveshjet ndërkombëtare janë obligative për të gjitha qeveritë, sado që përbërja politike e qeverisë mund të ndryshojë ndërkohë. "Paralajmërimi i qeverisë, për dërgimin e shpejtë në Kuvend të raportit të ri me të gjeturat nga Komisioni për demarkacionin, është një dëshmi se Qeveria ndodhet para një presioni të madh ndërkombëtar dhe prapaskenave të faktorit politik vendor. Qeveria duke qenë e bindur në dështimin e saj për ratifikimin në Kuvend, synon që ta dërgoj çështjen e Demarkacionit në Arbitrazh ndërkombëtar të marrëveshjes paraprake, gjegjësisht për ta kaluar në variantin e më parmë të marrëveshjes se nënshkruar nga presidenti Thaçi", theksoi analisti Zeqa.

(Kosova Sot)