Përplaset autobusi me pasagjerë në Sukth

  • 04 December 2017 - 12:44
Përplaset autobusi me pasagjerë në Sukth

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Sukth.

Siç mësohet një autobus është përplasur me trafikndarësen.

Nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërsa pasagjerët e autobusit janë transportuar drejt destinacioneve të tyre, me mjete të tjera.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit. 

(Kosova Sot)