E braktis i fejuari kur ishte shtatzënë, nëna e 2-vjeçarit: Si na ndau ish-vjehrra, donte të abortoja

  • 04 December 2017 - 12:51
E braktis i fejuari kur ishte shtatzënë, nëna e 2-vjeçarit: Si na ndau ish-vjehrra, donte të abortoja

Një nënë e re, vetëm 22 vjeç, është e detyruar të rritë e vetme djalin e saj 2-vjeçar, pasi i fejuari i saj e braktisi në momentin kur mësoi se ajo ishte shtatzënë. 

Ndonëse sot ish-i fejuari i saj ka krijuar një familje të re, 22-vjeçarja kërkon që të marrë përsipër përgjegjësinë për djalin e tyre.

Në emisionin “Me zemër të hapur” në “News24″, nëna e re tregon momentet si është njohur me ish-të fejuarin e saj dhe shkaqet që i çuan drejt ndarjes.

Ajo rrëfen se është njohur me babain e djalin të saj në rrjetet sociale, kur ishte vetëm 18 vjeç. Nga ky moment ata kanë biseduar vazhdimisht, deri kur u takuan më 12 janar, dhe vetëm pak ditë më pas ata vendosën të fejoheshin.

Por vetëm brenda pak kohësh, ajo mësoi se do të bëhej nënë. Nga ky moment filluan edhe konfliktet e para të saj me ish-vjehrrën, e cila donte që fëmija të abortohej.

“Dita me e bukur e jetës time u kthye në lot e dhimbje. Më pas, ne vendosem të jetonim në Gjermani. Aty nis tmerri me mua, ku vjehrra me ofendonte në gjithçka që unë bëja. Kur mora vesh lajmin që isha shtatzënë, ajo këmbëngulte që ta hiqja duke thënë se unë vuaja nga epilepsia dhe fëmija im nuk do dilte i rregullt. Deri sa një ditë, ajo i vuri kusht bashkëshortit tim që unë duhej të hiqja fëmijën ose ajo do të ikte nga banesa.

Në ato momente, unë vendosa të rikthehem në Shqipëri, dhe në momentin e largimit vjehrra ime më ka thënë se do bënte gjithçka që të na ndante ne të dy. Sot, djali im ka ardhur në jetë dhe është afërsisht 2 vjeç. Babai nuk është interesuar asnjëherë, e ka braktisur që kur ishte embrion në barkun tim. Ai është rimartuar dhe madje ka fëmijë, por për Alanin s’ka interes ta njohë. Ndaj sot vendosa të jem në studion tuaj, për të rrëfyer jetën time dhe të kërkoj të drejtat e tim biri”, rrëfen ajo.

(Kosova Sot)