I vjedh kushëririt kartat e bankës, por nuk zgjat shumë aventura e 23 vjeçarit

  • 04 December 2017 - 12:55
I vjedh kushëririt kartat e bankës, por nuk zgjat shumë aventura e 23 vjeçarit

Një 23 vjeçar kishte zgjedhur mënyrën më të shkurtër për tu pasuruar, atë të vjedhjes.

Por nuk ka zgjatur shumë aventura e të riut nga Mallakastra, pasi ka rënë në pranga të policisë.

Njoftimi i policisë

Policia kap dhe ndalon një shtetas të shpallur në kërkim për vjedhje. Vodhi 3 karta krediti të kushëririt të tij dhe tërhoqi paratë në bankomat, identifikohet nga policia dhe ndalohet autori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

-Klevis Veizaj, 23 vjeç, banues në fshatin Usojë, Mallakastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka urdhëruar ndalimin për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

Ky shtetas në datën 17.11.2017 ka vjedhur 3 kartat e kreditit në shtëpinë e shtetasit F.V, 25 vjeç dhe me anë të tyre ka tërhequr lekët në bankomat.

(Kosova Sot)