Vritet ish-Presidenti i Jemenit

  • 04 December 2017 - 12:58
Vritet ish-Presidenti i Jemenit

Lajmet e fundit bëjnë të ditur se ish-Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, është vrarë nga luftëtarët Houthi derisa po fluturonte drejt Ma’aribit – njofton një agjenci iraniane e lajmeve.

Ky lajm tashmë është shpërndarë gjithandej. Saleh ishte presidenti i parë i Jemenit, dhe shërbeu për 22 vite në këtë detyrë – prej vitit 1990 e deri në vitin 2012.

Më parë, ai kishte qenë edhe President i Jemenit të Veriut për dymbëdhjetë vite.

(Kosova Sot)