Këto janë 23 vendet më të fuqishme në botë

  • 04 December 2017 - 13:12
Këto janë 23 vendet më të fuqishme në botë

Është publikuar lista e vendeve më të fuqishme në Tokë sipas studimit ‘Best Countries’ të US News and World Report.

Organizata mediale ka analizuar 80 vende sipas disa kritereve si historia, qytetaria dhe kualiteti i jetës.

Një ‘çelës’ tjetër që tregon ‘fuqinë’ ka të bëjë me ndikimin ekonomik dhe politik të një vendi, përfshirë ushtrinë dhe aleancat ndërkombëtare.

SHBA-të u cilësuan si vendi më i fuqishëm i ndjekur afër nga Rusia, me Britaninë e Madhe në vendin e katër. Në mesin e vendeve të tjera përfshihen edhe Pakistani, Turqia dhe Izraeli.

Lista e plotë e 23 vendeve më të fuqishme në botë.

23. Katari
22. Spanja
21. Holanda
20. Pakistani
19. Suedia
18. Italia
17. Australia
16. India
15. Zvicra
14. Iran
13. Turqia
12. Kanadaja
11. Koreja e Jugut
10. Emiratet e Bashkuara Arabe
9. Arabia Saudite
8. Izraeli
7. Japonia
6. Franca
5. Gjermania
4. Britania e Madhe
3. Kina
2. Rusia
1. SHBA

(Kosova Sot)