"Pamje spektakolare...", Basha reagon pas fotos së Ramës: Ky është realiteti

  • 04 December 2017 - 13:21

Një foto e postuar mëngjesin e sotëm nga kryeministri Edi Rama e shoqëruar me dixhiturën “Pamje spektakolare nga lumi Seman” ka sjellë edhe reagimin e kreut të opozitës, Lulzim Bashës.

Ndërkohë që Basha ka paraqitur një tjetër realitet se çfarë është duke ndodhur aktualisht, ku sipas tij nuk ka asgjë spektakolare për të folur veçse tu vijnë në ndihmë familjeve të përmbytura.

Postimi i Bashes 
Nuk ka asgjë spektakolare në Darzezë, në Ferras e në shumë fshatra të tjera të Fierit ku balta ka mbuluar dhjetëra shtëpi e ka shkaktuar dëme të rënda materiale. Dhe në Dërmenas po ashtu. Asgjë spektakolare nuk ka në Novoselë e në zona të tjera të Vlorës ku, si pasojë e përmbytjeve, ka mungesa bazike, nga ushqimet tek dritat dhe uji.

Asgjë spektakolare nuk ka në Fushë-Krujë, në Bilaj, në fshatin Hasan dhe lagje të tjera, ku uji dhe balta kanë përmbytur e marrë me vete shumë pasuri dhe kursime të qytetarëve.

Po, ka dy gjëra spektakolare!
Spektakolare është përpjekja për ta nxjerrë këtë fatkeqësi në media e në ekrane si sukses qeveritar! Spektakolare është braktisja e qytetarëve nga qeveria dhe lënia nën mëshirë të fatit pas asnjë ndihmë! Edi Rama duhet ta lërë propagandën e t’u zgjidhë hallet mijëra familjeve, që janë prej tre ditësh pa ujë, pa ushqime e drita! Edi Rama duhet t’i dëmshpërblejë për humbjet e pallogaritshme që kanë pësuar, pasi dimri është i gjatë dhe i papërballueshëm në këto kushte.

Postimi i Rames

(Kosova Sot)