Mali i Zi nuk ka qëndrim të ri për Demarkacionin

  • 04 December 2017 - 13:29
Mali i Zi nuk ka qëndrim të ri për Demarkacionin

Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha  duke folur në lidhje me raportin e Komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, tha se Podgorica zyrtare nuk ka qëndrim të ri për demarkacionin.

“Mali i Zi nuk ka qëndrim të ri. Mali i Zi nuk ka raport të ri të komisionit. Kjo është punë e institucioneve të Kosovës. Ne të do të vazhdojmë të jemi në kontakte të mira me institucionet e Kosovës edhe për këtë çështje edhe për çdo çështje tjetër”, tha ambasadori Dinosha për KALLXO.com

Ambasadori i Malit të Zi tha se në këtë fazë nuk mund të diskutohet, pasi po presin se çka do të ndodhë në Kuvendin e Kosovës.

Sot para Qeverisë ka raportuar Komisioni për shënjimin e vijës kufitare, ku ka përsëritur se Marrëveshja e arritur me Malin e Zi i humb territor Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot)