Mustafa: raportet e BB-së dhe FMN-së janë stereotipa

  • 04 December 2017 - 14:11
Mustafa: raportet e BB-së dhe FMN-së  janë stereotipa

Eksperti i ekonomisë dhe ish-kryetari i OEKut, dr. Namzi Mustafa, në një përgjigje për gazetën "Kosova Sot", është shprehur se raportet e BB-së dhe FMN-së nganjëherë janë stereotipa duke iu referuar vetëm të dhënave statistikore, pa hyrë në rrethana konkrete dhe specifitetet që fshihen brendapërbrenda tyre. Ai pastaj shpjegon periudhat e ndryshme, duke thënë se periudha 1995 për Kosovën ka qene tragjike, sepse ka qenë formë kolonializmi nga Serbia."Periudha 1999-2008 ka qenë një periudhë e administruar dhe e menaxhuar nën administratën e UNMIK-ut. Duke pasur parasysh dëmet, të cilat i ka shkaktuar pushtimi serb, dëmet nga lufta e '99 dhe përpjekjet e UNMIK-ut që së pari të bëhen aftësime infrastrukturore e me karakter social, mund të thuhet se edhe kjo periudhë ka qenë krejtësisht "shterpë". Sipas Mustafës, problemi kryesor i kësaj periudhe ka qenë, mospranimi i pronësisë shoqërore (ose shtetërore) i ndërmarrjeve dhe mosdhënia e mundësisë të regjistrimit të bizneseve të tyre që të vazhdojnë me veprimtarinë e tyre dhe paralelisht të hapet procesi i privatizimit sipas parimeve të aftësimit konkurrues. "Periudha 2008 - 2015 dhe më tutje, mund të karakterizohet si vazhdimësi e strategjisë së periudhës së administrimit të pasuksesshëm të UNMIK-ut dhe karakterizohet pa përpilim dhe implementim të një strategjie të re të ekonomisë së Kosovës, prandaj jemi ku jemi. Në bazë të shqyrtimit të tillë dhe aprovimit të një strategjie të mirëfilltë mund të jepen përgjigje sa do të mundet ekonomia e Kosovës të ndjekë ecuritë e ekonomisë së BE-së", është shprehur Mustafa, duke shtuar se është iluzore të thuhet e të shkruhet se Kosovës i nevojiten 6 dekada që ta arrijë shpejtësinë mesatare të arritur ndërmjet viteve 1995 dhe 2015. 

(Kosova Sot)