Maltë, arrestohen tetë persona për vrasjen e gazetares

  • 04 December 2017 - 14:24
Maltë, arrestohen tetë persona për vrasjen e gazetares

Kritikave të BE-së se autoritetet nuk po bëjnë mjaftueshëm për gjetjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vrasjes së një gazetareje të njohur vendase, Malta iu përgjigj me arrestimin e tetë personave

Të arrestuarit dyshohen nga policia vendase si autorë të vendosjes së eksplozivit dhe më pas shpërthimit të makinës së gazetares dhe blogeres Daphne Caruana Galizia, një kritike e fortë e qeverisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi me 16 tetor, pranë shtëpisë së gazetares. Atentati tronditi opinionin vendas dhe gishti i fajësisë u adresua tek një pjesë e politikanëve kryesorë të ishullit, të akuzuar prej 53-vjeçares për korrupsion.

Për të zbardhur ngjarjen, autoritetet vendase kërkuan ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë, përfshi hetues të FBI-së.

(Kosova Sot)