Ky vend bllokohet nga bora, banorët kërkojnë ndihmë

  • 04 December 2017 - 14:55
Ky vend bllokohet nga bora, banorët kërkojnë ndihmë

“Pa drita, pa rruge, pa sherbim mjekesor, pa asgje, vetem me forcat tona, itu ne lagjen time, itash ka 50 cm bore, rruget e bllokume, nese asht mundesia me kthy kryer nga Thethi, gjendjen e kena shume të keqe”.

Kjo është thirrja që bën ky banor i Thethit, pasi tregon vështirësitë me të cilat po përballet ai dhe banoret e tjere te zones, sipas tij te harruar. Denoncimin e ka bere deputeti i PD-se, Bardh Spahia, permes nje shenimi ne faqen e tij ne FB, teksa shkruar se po ndjek nga terrreni situaten e renduar ne Dajc dhe Rrethina.

Postimi i deputetit Spahia Po ndjek nga terreni gjendjen e renduar në njësitë administrative të Dajcit dhe Rrethinave ku banorët, kanë mbi 48 orë pa furnizim me energji elektrike. ata u shprehën se nga OSSHE nuk ka asnjëndërhyrje për të rregulluar defektet , ndërkohë që këta banorë janë të përpiktë në pagesat e energjisë. Temperaturat po ulen dhe komuniteti I këtyre zonave kërkon ndërhyrje emergjente për zgjidhjen e situatës dhe për mungesën e ngrohjes. Nderkohe i bej thirrje strukturave të emergjencës të ndërhyjnë dhe në zonën e Dukagjinit ku qindra banorë të malësive janë të izoluar nga dëbora. Mungesa e energjisë dhe e shërbimeve po vështirëson nga ora në orë, jetën e banorëve atje vecanërisht të të moshuarve, dhe të fëmijëve.

Edhe pse kryeministri e ministrat flasin për tejkalim të emergjencës së rreshjeve , në fakt pasojat dhe paraliza e shërbimeve të energjisë dhe furnizimit me ujë vazhdon. Ndërkohë një emergjencë e re, ajo e dëborës, po thellohet në Veri dhe zonat tursitike malore gjenden të braktisura. Nuk është koha të flasim për hotele me pesë yje por për shërbimet bazike dhe për sigurine më kryesore atë të jetës së njerëzve. Nje prej banoreve me ka nisur kete video ne fb tim, ku kerkon nderhyrje te menjehershme te shtetit per jeten e banoreve në rrezik.

(Kosova Sot)