Pas përmbytjeve Rama dhe Basha nisen drejt Brukselit, zbardhet axhenda

  • 04 December 2017 - 14:57
Pas përmbytjeve Rama dhe Basha nisen drejt Brukselit, zbardhet axhenda

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare sot në Bruksel, ku pritet që të takoj liderët e e Bashkimit Evropian.

Sipas axhendës që është publikuar  Rama do të takohet me presidentin e Këshillit Donald Tusk. Po ashtu do të zhvilloj takime dhe  më Jan-cloude Junckes presidentin e komisionit Evropian. Në fokus të takimeve pritet të jetë perspektiva europiane e Shqipërisë. Në përfundim të tyre, Rama do të udhëtojë drejt Polonisë, për një tjetër vizitë zyrtare. 

Paralelisht në Bruksel ndodhet edhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, i cili merr pjesë në punimet e ministerialit të NATO-s. 

Nderkohe qe edhe selia blu njoftoi se "Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Bruksel ku do të marrë pjesë në takimin e Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane, ku marrin pjesë përfaqësues të partive të djathta europiane, të qeverive të vendeve europiane dhe të institucioneve të Bashkimit Europian.

Basha do të ketë takime të veçanta me përfaqësues të lartë të politikës europiane, për të diskutuar për situatën politike dhe ekonomike të Shqipërisë dhe veçanërisht rreth sfidave të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

(Kosova Sot)