Nesër mblidhet kryesia, caktohet seanca për Demarkacionin

  • 04 December 2017 - 15:15
Nesër mblidhet kryesia, caktohet seanca për Demarkacionin

Marrëveshja për Demarkacion, bashkë me raportin e Komisionit të Shpejtim Bulliqit, ka arritur në Kuvend, pas miratimit nga ana e qeverisë, në mbledhjen e mëngjesit të së hënës. Express merr vesh se të martën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit për të caktuar seancën.

Seanca për votim të Demarkacionit me Malin e Zi pritet të caktohet të martën nga Kryesia e Kuvendit të Ksoovës. Kështu kanë konfirmuar për burime brenda Kuvendit.

Të njëjtat burime i kanë thënë Gazetës Express se seanca pritet t caktohet javën e ardhshme, pasi për këtë javë tashmë janë të parapara dy seanca të rregullta, përfshirë atë për shqyrtimin e buxhetit për vitin 2018.

Megjitatë, as e dita e premte e kësaj jave nuk përjashtohet si ditë kur mund të caktohet mbajtja e seancës për demarkacion, që hyn në rend të ditës pas gati një viti në Kuvend.

Nga ana tjetër, Zëdhënësi i Qeverisë, Arbër Vllahiu, ka bërë të ditur se sot i është proceduar  Kuvendit raporti i komisionit të Shpejtim Bulliqit si dhe projektligjin për ratifikimin e Demarkacionit.

“Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi së bashku me raportin e komisionit për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, brenda ditës i procedohen Kuvendit”, thuhet në përgjigjen nga Qeveria.

(Kosova Sot)