Tusk: Ja pse i dua të hënat

  • 04 December 2017 - 15:21
Tusk: Ja pse i dua të hënat

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk vlerësoi se negociatat mbi Brexit po i afrohen “përparimit të kënaqshëm” dhe ai, thotë se është inkurajuar nga bisedimet me kryeministrin irlandez për këtë çështje.

“Më tregoni se pse më pëlqejnë të hënat!. Unë jam i inkurajuar nga një bisedë telefonike me Kryeministrin irlandez kur bëhet fjalë për përparimin e Irlandës në negociatat mbi Brexit

“Ne po i afrohemi një progresi të kënaqshëm në dhjetor në Këshillin Evropian”, ka shkruar Tusk në llogarinë e tij në Twitter.

(Kosova Sot)