KPK aprovon raportin për muajt korrik-shtator

  • 04 December 2017 - 16:46
KPK aprovon raportin për muajt korrik-shtator

Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.

Gjatë këtij takimi ka raportuar koordinatori Kombëtar për luftimin e Krimeve Ekonomike, Shqipdon Fazliu, për periudhën kohore korrik- shtator 2017, raport ky i cili u shqyrtua dhe aprovua nga anëtarët e KPK-së.

Po ashtu, anëtarët e KPK-së, kanë diskutuar lidhur me Memorandumin e USAID-it, ku i është rekomanduar Këshillit Prokurorial të Kosovës për caktimin e 7 zyrtarëve për referimin e rasteve në procedurën e ndërmjetësim në prokuroritë themelore të Kosovës.

Anëtarët e KPK-së, refuzuan propozimin e prokurorit Arben Ismajli për trajtimin e  kërkesës së dy prokurorëve për transferim të përhershëm.

(Kosova Sot)