Kadrijaj: Ligji është vetëm për qytetarët, për politikanë nuk vlenë

  • 04 December 2017 - 17:06
Kadrijaj: Ligji është vetëm për qytetarët, për politikanë nuk vlenë

"Në Kosovë shteti dhe ligji janë për qytetarin e thjeshtë, ndërsa për njerëzit e fortë dhe që janë të lidhur me politikën dhe njëherësh edhe me organet e rendit dhe të drejtësisë, ligji është i pafuqishëm. Mund të kujtojmë rastin e shpalljes si të pafajshëm të liderit të Nismës, z. Lima, dhe unë do të ndihesha krenar si qytetar i Kosovës nëse liderët tanë dalin të pafajshëm, sepse në njëfarë mënyre do t'i shkurtohet mandati i misionit EULEX-it, por kur e kujton rritjen marramendëse të pasurisë së z. Lima, logjika ekonomike nuk mund të pranojë që me shpejtësi me u rrit pasuria në krahasim me të hyrat", theksoi për "Kosova Sot", analisti Mustafë Kadrijaj .

(Kosova Sot)