Kelmendi: Frikësohen që në Kosovë të kemi urgjentisht VETTING- un kosovar

  • 04 December 2017 - 17:35
Kelmendi: Frikësohen që në Kosovë të kemi urgjentisht VETTING- un kosovar

Analisti Naim Kelmendi ka veçuar se do të ishte e udhës dhe me interes të gjithmbarshëm për vendin që në Konferencën e shtatë vjetore gjyqë- sore, e cila u mbajt të shtunën në Prishtinë, e ku ishin prezent të gjithë përfaqësuesit institucionalë, duke filluar nga presidenti, ministri i Drejtësisë, pastaj krerët e Gjykatave e shumë të tjerë dhe deri tek përfaqësuesit ndërkombëtarë, të përmendej të paktën edhe çështja e vetëpastrimit të sistemit të drejtësisë përmes ligjit për VETTING- un, e që është imperativ kohe. Por, sipas tij, si duket politikanët, por edhe gjyqtarët e prokurorët, mbase po frikësohen që në Kosovë të kemi urgjentisht VETTING- un kosovar. " Përndryshe pa VETTING të mirëfilltë drejtësia e padrejtë dhe e trafikuar do të vendoset nga pazaret interferuese e ndikuese dhe sekserët e mafio-oligarkëve politikë dhe të mafio-oligarkëve të bizneseve të kriminalizuara që "shëtisin" lirshëm nëpër këto institucione të drejtësisë, mbase edhe duke bërë korruptimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në drejtësi, dhe për rrjedhojë asnjëherë nuk do të kemi gjykata dhe prokurori të pastra dhe efikase. Por, mbase kjo kapje është kaq e fortë e krimit të organizuar që i ka bërë dhe po i bën të gjitha institucionet vitale të shtetit, ashtu që protagonistët, politikanë të Qeverisë, të Presidencës si dhe deputetët e legjislativit, sikur edhe kupolat siç janë të KGJK-së dhe të KPK-së nuk po marrin as mundin më të vogël që as në këtë konferencë vjetore ta përmendin pra ligjin mbi VETTING-un, për vetëpastrimin e gjyqësorit, prokurorisë, policisë, avokatisë, por edhe të gjitha institucioneve të shtetit, për të krijuar kështu bazat reale për sundimin e ligjit dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës edhe në Kosovë", spikati për gazetën "Kosova Sot" analisti Naim Kelmendi. 

(Kosova Sot)