Tërmkolli thotë se nëse lëshohen letërnjoftime në gjuhën turke kjo është katastrofë

  • 31 July 2015 - 12:19
Tërmkolli thotë se nëse lëshohen letërnjoftime në gjuhën turke kjo është katastrofë

Deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, në seancën e sotme parlamentare duke diskutuar shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Letërnjoftim, ka thënë se Kosova është vendi i vetëm në botë ku një komuniteti që me vetëm 5 për qind të popullatës së përgjithshme i njihet gjuha, si gjuhë zyrtare në nivel shtetëror.
“Praktika më e mirë në botë më e favorshme ishte 8 për qind, diku në shtete e Beneluksit. Nëse janë 8 për qind lejohet gjuha, ne e ndalmë edhe më poshtë në 5 për qind gjuhën serbe, kurse në nivele të përdorimit gjuhet e tjera i bëmë 3 për qind”.
Tërmkolli tha se nëse nga institucionet e Kosovës lëshohen letërnjoftime ne gjuhën turke kjo përbënë një shkelje, transmeton Klan K. “Letërnjoftimet në gjuhën turke nuk e di kush i ka bërë, por kjo është katastrofë”.
“Letërnjoftimi e tejkalon përdorimin zyrtar, por letërnjoftimi ka të bëjë me gjuhë zyrtare”. “Kërkoj rishqyrtimin e kësaj çështje”, tha ajo.